back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleNjoftim me rëndësi, çmime më të lira për fermerët e Skenderajt

Njoftim me rëndësi, çmime më të lira për fermerët e Skenderajt

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, dhe drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, z.Hamdi Kelmendi, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunës dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë fermerët e komunës sonë, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin e kryetarit Jashari, që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme.

Kryetari Jashari, pas nënshkrimit të marrëveshjes, ka thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural do të dërgojë listën e fermerëve tek pika Shell Kosova në fshatin Klinë e Epërme, në mënyrë që të fillojë menjëherë zbatimi në praktikë i marrëveshjes së bashkëpunimit.

Drejtori për për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, z.Sokol Sallahu, ka thënë se të gjithë fermerët së shpejti do të njoftohen me detajet e nevojshme, për të aplikuar për mundësinë e lirimit në bazë të kësaj marrëveshjes.​

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and suit

Të Fundit

Sport

ShowBiz