BallinaLajmePolicia jep detaje të reja për tentim-vrasjen

Policia jep detaje të reja për tentim-vrasjen

Të ngjajshme

​E akuzuara për spiunazh edhe sot deklarohet e pafajshme

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur shqyrtimi gjyqësor...

Fillon mbledhja e Qeverisë, në shqyrtim projektligji për kontrollin e çmimeve

Tashmë ka filluar mbledhja e Qeverisë së Republikës së...

Vështirësi në qarkullim në pikën kufitare Pejë–Kullë për shkak të borës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pika...

Mbyllet afati, 140 zyrtarë nuk e deklarojnë pasurinë – APK paralajmëron 30% gjobë nga paga

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur...

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në Sibovc të Podujevës mbrëmë rreth orës 22:30 ka pasur të shtëna armësh, transmeton Gazeta Metro.

Sipas informatave nga policia në drejtim të automjetit GOLF VII është shtënë me armë zjarri, ky automjet është konfiskuar dhe dërguar për ekzaminim nga hetuesit policor.

Për Gazeta Metro lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në fshatin Sibovc të Podujevës. Sipas informatave fillestare dyshohet se me armë zjarri është shtënë në drejtim të një automjeti Golf VII, i cili po qarkullonte në drejtim të Podujevës. Automjeti është konfiskuar nga ana e policisë për ekzaminim, ndërkohë që hetuesit policor në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në ndriçimin e kësaj ngjarje”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit për Metron.

Më poshtë mund ta shikoni edhe videon nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz