Mbrëmë pas mesnate, në fshatin Sibovc të Podujevës, një veturë është qëlluar me armë zjarri.
Sulmit i ka shpëtuar vozitësi i automjetit Golf VI, i cili sipas dëshmitarëve ishte në lëvizje kur ka ndodhur rasti.
Sipas informacioneve, personi ndaj të cilit është bërë atentat është A.Potera (emër i njohur për redaksinë).
Potera sipas burimeve të Ballkani.info, nuk është hera e parë që ka pasur probleme të tilla.
Ai thuhet se ka pothuajse tre muaj që është liruar nga burgu, ndërsa në vitin 2017, kishte pasur edhe një përplasje me armë zjarri me zyrtarë policor.
Ballkani.info do të iu mbajë të informuar rreth rastit…

