BallinaLajmeZeka përkrah protestën e VV’së, thotë se drejtësia në Kosovë është e...

Zeka përkrah protestën e VV’së, thotë se drejtësia në Kosovë është e kapur nga presidenti Thaçi

Të ngjajshme

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë...

Lëvizja Vetëvendosje të premten do të organizojë protestë kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit. Kësaj proteste të VV’së nuk do t’i bashkohen partitë opozitare LDK’ja dh’ PSD’ja, por deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ani pse është deputet i partisë Nisma e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, po e sheh si të nevojshme këtë protestë

Zeka ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një postim të Vetëvendosjes ku bëhet thirrje për protestën e 26 prillit, e kjo është shenjë se ai po e përkrah protestën e thirrur nga kjo parti.

Në një prononcim për Gazetën Express, Zeka ka thënë se në pamundësi për të qenë prezent në protestë, për shkak se ndodhet jashtë vendit, ai thotë se protesta të tilla i nevojiten Kosovës.

“Është protestë me vend, protesta të tilla i nevojiten Kosovës. Unë mendoj se drejtësia në Kosovë është e kapur 100 për qind nga Presidenti Hashim Thaçi. Unë kam kërkuar edhe në foltoren e Parlamentit që Lumezi të japë dorëheqje”, ka thënë Zeka.

Protesta e VV’së organizohet këtë të premte, kundër korrupsionit, përkatësisht kundër kryeprokurorit të vendit Aleksandër Lumezit, i cili sipas drejtuesve të këtij subjekti politik nuk po i arreston të korruptuarit.

Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, e ka akuzuar kryeprokurorin se është i ndikuar nga politika dhe se nuk po guxon t’i ndjekë krimet politike, ekonomike, ato të luftës e të paqes./GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz