back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportFutbollisti i Feronikelit e bëri atë që nuk arrti ta bëje askush...

Futbollisti i Feronikelit e bëri atë që nuk arrti ta bëje askush për 100 vite

Të ngjajshme

Pesë xhiro pa përfunduar sezoni 2018/19 i Superligës së Kosovës në futboll, ka ndodhur diçka që nuk kishte ndodhe për 100 vite futboll në Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja e vlefshme për javën e 28-të ndërmjet Kek-ut dhe Feronikelit prodhoi diçka interesante.

Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha arriti të realizoj Hat-Trick.

Që të tri golat Rexha i realizoi nga penalltia dhe kjo është hera e parë në Kosovë që një lojtarë arrinë të realizoj Hat-Trick nga penalltia.

Shtatlarti i industrialistëve më këto tri gola i prinë bindshëm listës së realizatorëve me 17 gola.

Rexha pritet ta fitoj për herë të parë në karrierë  këpucën e artë./Gazeta inFokus/

Të Fundit

Sport

ShowBiz