Janë duke vazhduar kërkimet për 20 vjeçarin i cili ka mbetur nën rrënojat e hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.
Policia e Kosovës së bashku me ekipet e shpëtimit të Zjarrfikësve janë duke gërmuar për gjetjen e personit i cili u zu nga shembja e një pjese të hotelit në fjalë.
Më herët edhe punimet e ekskavatorëve për pastrimin e rrënojave nga vendi i shembjes së një pjese të ish-hotelit janë ndalur, ndërkohë që kërkimi është duke vazhduar.
Mirëpo, ajo që po e vështirëson punën e kërkimeve tashmë është edhe terri dhe mungesa e reflektorëve në këtë pjesë të qytetit. Arsyeja e ndaljes së kërkimeve me ekskavatorë ka ardhur si shkak të rrezikut nga shembja e mëtejme e objektit
Bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit tani janë duke vazhduar punën me dorë për largimin e rrënojave.
Sipas portalit lokal Veriu.info tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe familjarët e personit i cili tashmë e disa orë ka mbetur nën rrënoja.
Ndryshe, nga policia e Kosovës kanë thënë se katër punëtorë kanë qenë duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre kanë arritur të dalin, derisa një dyshohet se ka mbetur brenda./Gazeta Blic
Video Player