BallinaBotëÇudia në “Notre Dame”, si i shpëtuan zjarrit 180 mijë bletë

Çudia në “Notre Dame”, si i shpëtuan zjarrit 180 mijë bletë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Dhjetëra mijëra bletë të mbajtura në koshere në çatinë e Notre Dame mbijetuan nga zjarri shkatërrues që depërtoi në katedrale.

Nicolas Geant, bletari i monumentit, tha se 180.000 bletët që jetonin në tre koshere në kulmin e çatisë së katedrales janë zbuluar gjallë.

Unë ndihem i lehtësuar. Pashë fotografitë satelitore që treguan se tre kosheret nuk u dogjën, mendova se ato ishin shkrumbuar me katedralen. Kur bletët ndjejnë zjarrin, ato futen në mjaltë dhe mbrojnë mbretëreshën e tyre. Bletët evropiane kurrë nuk i braktisin kosheret e tyre”, tha ai.

Geant është kujdesur për bletët që nga viti 2013, kur u instaluan si pjesë e një iniciative të gjerë të qytetit për të rritur numrin e bletëve në rënie. Geant tha se dioksidi i karbonit, i shkaktuar nga zjarri, i vuri bletët në një gjendje përgjumje, në vend që t’i vriste ato.

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar ta rindërtojë katedralen brenda pesë vjetësh. Zjarri besohet të jetë një ngjarje aksidentale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz