BallinaLajmeTragjedia në Dardani, të vrarët familjarë të hendbollistit të njohur – federata...

Tragjedia në Dardani, të vrarët familjarë të hendbollistit të njohur – federata dhe klubi i tij e ngushëllojnë lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës

Të ngjajshme

Bernardo Silva e ka prioritet nënshkrimin me gjigantin spanjoll, pas largimit nga City

Bernardo Silva është lidhur prej vitesh me një kalim...

Marrëdhëniet familjare ndikojnë në rrezikun e demencës

Një jetë familjare e lumtur nuk është e rëndësishme...

A ka dikush që mundet me i fitu mbi 40% në Kosovë? – Hoxha: Besoj se po

Analisti Ylli Hoxha, ka folur për mundësinë që një...

Vetëm 10 mjekë dominojnë recetat për kanabis mjekësor

Vetëm dhjetë mjekë kanë përshkruar më shumë se gjysmën...

Sot në Dardani ka ndodhur një tragjedi familjare, ku dyshohet se kryefamiljari ka vrarë gruan e tij,  gruan e djalit, pastaj edhe vetën.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 13:00 ku ka gjetur tre të vrarë.

“Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimte, vrasje e rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë mashkull viti i lindjes, 1958, një grua 1959, dhe një vajzë 1991”, tha Kelani në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

E të vrarët janë familjarë të hendbollistit me emër të Kosovës, Kreshnik Krasniqi.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës dhe klubi i tij aktual KH Prishtina.

“I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë. Sinqerisht,Eugen Saraçini, President i FHK-së”, thuhet në letrën ngushëlluese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz