BallinaLajmeVideo nga shembja e Hotelit “Adriatiku’ në Mitrovicë, dyshohet se një person...

Video nga shembja e Hotelit “Adriatiku’ në Mitrovicë, dyshohet se një person ka mbetur nën gërmdha (Foto/Video)

Të ngjajshme

Ndërron jetë e reja nga Malisheva

Ka ndërruar jetë në moshë të re, Fatjona Kryeziu...

Rama ndalon uzurpimin e hapësirave publike: Prishtina rikthen trotuaret për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur një vendim...

Formacioni i mundshëm i Kosovës për finalen e madhe!

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Turqisë, e...

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Një pjesë e Hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë është shembur sot në orët e pasditës , ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga gërmadhat.

Në pjesën e shembur të Hotelit “Adriatiku” kanë qenë katër persona, tre janë tërhequr ndërsa një person dyshohet se ka mbetur brenda.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, Komandanti i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Ahmet Gjosha.

Sipas tij, të gjitha njësitet e shpëtimit po bëjnë përpjekje që të nxjerrin personin i cili ka mbetur brenda.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë apel organeve të sigurisë të japin maksimumin për shpëtimin e tij.

“Po ashtu, kërkoj nga kompanitë ndërtimore që posedojnë makineri adekuate të dalin urgjentisht në vend të ngjarjes për heqjen e gërmadhave me mjetet e tyre”, shkruan Bahtiri në Facebook, i cili me këtë rast shpreh keqardhje pasi aktualisht ndodhet jashtë Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz