BallinaLajmeDalin momentet e grabitjes së një lokali në qendër të Prishtinës |Video

Dalin momentet e grabitjes së një lokali në qendër të Prishtinës |Video

Të ngjajshme

“Takim mjaft vëllazëror”, ambasadori Malaj deklarohet pas bisedës me Konjufcën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, takimin me...

Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA për operacione kundër Iranit

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin...

Brajan Gruda ia shuan shpresat Shqipërisë dhe Kosovës me veprimin e fundit

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda...

Marrëveshja e 14 marsit, ndërkombëtarët vizitojnë Mitrovicën e Veriut

Pak javë pas marrëveshjes rreth Ligjit për të Huajt,...

Çitaku i drejtohet Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat, nxirri faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i...

Të shpeshta janë grabitjet në çdo vend të Kosovës. Përpos veturave të cilat në të shumtën e rasteve thyhen për t’i marrë gjësendet që gjenden brenda tyre, njësoj po thyhen edhe shtëpi e lokale të ndryshme.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar një grabitje e tillë ndodhi në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të objektit të Qeverisë.

Dy persona të cilët nuk kishin madje as maska kanë arritur të hapin derën e lokalit, duke marrë kështu disa gjëra që gjendeshin brenda.

Sipas pronarit të lokalit nga kjo grabitje i janë shkaktuar dëme të mëdha, ku është vjedhur arka si dhe  200 e 10 euro, raporton Indeksonline.

Sipas tij grabitësit nuk kanë arritur të marrin më tepër, pasi është aktivizuar alarmi dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, por që ende nuk dihet nëse kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz