BallinaLajmeKrizë në degën e PDK-së, pritet dorëheqja e 5 asamblistëve dhe 30...

Krizë në degën e PDK-së, pritet dorëheqja e 5 asamblistëve dhe 30 kryetar të nëndegëve

Të ngjajshme

Kosova dënon sulmet e Iranit dhe kërkon rihapjen e sigurt të Ngushticës së Hormuzit

Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca...

Ambasadori italian: Mbeta pa fjalë në Prince Caffe, gjithçka ishte e mrekullueshme

Prodhimin e kafesë, deri tek servimi në filxhan, nga...

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar këtë të...

Kandidati Naim Fetahu arriti që me 117 vota të zgjedhet në krye të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Podujevës.

Por vetëm një pikë më pak pati kundërkandidati i tij, Fahri Osmani.

E sipas burimeve të Indeksonline ende pa u bërë mirë i ditur ky lajm, pakënaqësitë brenda PDK-së në Podujevë, veçse kanë filluar.

30 nënkryetar të nëndegëve si dhe pesë asamblistë të PDK-së në Podujevë kanë paralajmëruar dorëheqje, pas zgjedhjes së Naim Fetahut.

Burime të Indeksonline mësojnë se dorëheqjet e paralajmëruara do të bëhen të ditura nesër edhe zyrtarisht në partinë e Kadri Veselit, saktësisht në degën e Llapit.

Duhet shtuar se Fetahu në këtë proces pati përkrahjen e strukturave të vjetra të partisë, por Fahri Osmani u përkrah nga të rinjtë e PDK-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz