BallinaJetëKurioziteteTuristi tmerrohet nga ajo çfarë shikon në rrugët e Shqipërisë, alarmon policinë

Turisti tmerrohet nga ajo çfarë shikon në rrugët e Shqipërisë, alarmon policinë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Një turist është tmerruar kur ka parë një kamion me kashtë që kolovitej sa majtas djathtas nga pesha në një rrugë në Korçë dhe pa hezituar, ka njoftuar Policinë. Parakalimi i atij mjeti ishte shumë i rrezikshëm.

Vetë Policia e ka përshëndetur këtë akt të vizitorit të huaj dhe ka marrë masat duke e gjobitur kamionistin, por dhe duke sensibilizuar opinionin se sa i rëndësishëm është denoncimi i këtyre rasteve.

Policia njoftoi se “përditë e më shumë qytetarët shqiptarë bashkëpunojnë e besojnë tek Policia duke adresuar shqetësimet dhe paligjshmërinë. Mes tyre edhe shtetas të huaj me qëndrim të përkohshëm dhe me aktivitet në Shqipëri, apo turistë bëhen partnerë me Policinë e Shtetit.

Një qytetar i huaj, vizitor në vendin tonë pas videos së dërguar shkruan:

“Dua të sinjalizoj një sjellje anormale, mjeti në kthesën e parë mund të përmbyset duke dëmtuar veten dhe përdorues të tjerë të rrugës” Ndërhyni ju lutem…”

Policia Rrugore duke e falënderuar “Qytetarin e javës” për sigurinë rrugore, po publikon masën administrative ndaj drejtuesit të mjetit kundravajtës. Posta Shqiptare ia dërgoi gjobën drejtuesit të mjetit në adresë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz