back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeAsfalti i saposhtruar në Çabiq mund të hiqet me dorë (VIDEO)

Asfalti i saposhtruar në Çabiq mund të hiqet me dorë (VIDEO)

Të ngjajshme

Shpeshherë rrugët e saposhtruara nëpër disa pjesë të Kosovës, janë prishur menjëherë pas shtrimit.

Disa ditë më parë ishin publikuar fotografi që tregonin një rrugë në fshatin Çabiq të Klinës ku kishin mbirë barishte në mes të rrugës e cila ishte asfaltuar në muajin dhjetor, shkruan Ndërtimi.info.

Prishja e menjëhershme e asfaltit ka ndodhur edhe me disa rrugë të tjera. Ndër to është edhe rruga Drenas – Skenderaj, për të cilën deputeti Milaim Zeka kishte thënë se ishte turpi i radhës:

“E denoncova asfaltin sikur pete laknori ne Qabiq te Klines. Po tash shikojeni turpin e rruges Drenas -Skenderaj. Hala pa u leshu rruga, shikojeni se si duket.

Krejte kjo rruge eshte bere terror psikologjik per kete ane…”, kishte shkruar Zeka në Facebook.Njejtë kishte ndodhur edhe me rrugët që lidhin fshatrat Bair- Vaganicë dhe Vaganicë- Shipol në Komunën e Mitrovicës si dhe në fshatin Leshan të Suharekës, asfalti i të cilave kishte filluar të prishet një javë pas shtrimit.Një video e publikuar nga një banor i fshatit Çabiq paraqet atë tek e heq asfaltin me dorë shumë lehtë, të shtruat në rrugën “Adem Buzhala”.

Shiko videon:

Të Fundit

Sport

ShowBiz