BallinaLajmeReagimi i SHBA’së për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria

Reagimi i SHBA’së për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria

Të ngjajshme

Ambasada e SHBA’së në Prishtinë ka përgëzuar Kosovën për kthimin e qytetarëve të saj që gjendeshin në vatrat e luftës në Siri natën e mbrmshme, transmeton Gazeta Metro.

“SHBA-të e përgëzojnë Kosovën për kthimin e 110 shtetasve të saj nga Siria: katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë. Me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njëjtës rrugë.

I duartrokasim bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.

SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetëra vende tjera”.

Ndryshe, nga zonat e luftës janë kthyer gjithsejtë 110 kosovarë, ndërsa aksioni i mbrëshmëm u krye me ndihmën e SHBA’së.

Prejt tyre, 4 janë luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, si dhe 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz