back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaJetë4 ushqimet që s'duhet t'i fusni kurrë në gojë nëse keni gurë...

4 ushqimet që s’duhet t’i fusni kurrë në gojë nëse keni gurë në veshka, rrezikojnë rëndë shëndetin

Të ngjajshme

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi...

Jahja Kokaj nuk kandidon për deputet: Në Kuvend flasin për gjëra që nuk i dinë – më kap dhimbja e kokës

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesori universitar, Jahja Kokaj,...

LDK në Istog zyrtarizon tre kandidatët për deputet

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog ka...

Putin: Perëndimi e ndezi luftën duke “nxitur” Ukrainën dhe duke organizuar grusht shteti

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se ishte...

Gurët në veshka, ose të njohur në gjuhën shkencore si kolikët renalë, janë një ndër problematikat shëndetësore më të shpeshta në shoqërinë shqiptare. Ato janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave.

Sipas mjekëve nefrologë, regjimi ushqimor i varfër apo konsumi i disa produkteve të caktuara mund të ndikojë në shfaqjen e gurëve në veshka. Ja cilat janë ushqimet që duhet të shmangni nëse vuani nga gurët në veshka:

Kafeina: Kafeina përmban stimulues që çojnë në shfaqjen e gurëve, por edhe infeksioneve në veshka. Kafeina është e pranishme tek kafeja, Coca-Cola dhe në disa lloje çaji. Për këtë arsye ju kërkohet të bëni kujdes me sasinë e konsumit të saj.

Mishi i kuq: Mishi i kuq përmban proteina dhe yndyra shtazore që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e gurëve në veshka. Ai përmban gjithashtu acid urik dhe purinë, dy substanca që stimulojnë infeksionet renale dhe ato urinare.

Kripa: Kripa është armiku numër një i të gjithë personave që vuajnë nga veshkat. Konsumimi i tepërt i kripës sjell akumulim të ujit në organizon dhe krijim të gurëve në veshka.

Molusqet: Personat që vuajnë nga problemet me veshkat duhet të evitojnë në mënyrë kategorike produktet që përmbajnë osalat. Osalati është një substancë që favorizon akumulimin e sodiumit dhe kalciumit në veshka. Frutat e detit, çokollata, arra dhe perimet e gjelbërta përmbajnë sasi të larta të osalatit.
Nënproduktet e qumështit: Nënproduktet e qumështit janë pjesë e pandarë e regjimit tonë ushqimor. Qumështi, kosi dhe djathi rrisin sekretimin e kalciumit nëpërmjet urinës dhe krijojnë një barrierë natyrale për daljen jashtë të gurëve në veshka. Prandaj mundohuni t’i eliminoni gradualisht nga regjimi juaj ushqimor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz