back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeEdhe Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Edhe Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Lëvizja Vetëvendosje, ka dorëzuar në KQZ aplikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Sot në ora 00:00, përfundon aplikimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Përveç Partisë Demokratike të Kosovës, tashmë edhe Lëvizja Vetëvendosje, ka aplikuar në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.“Në ora 19:00 kemi pranuar edhe një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur aplikimin për zgjedhjet për kryetarë në këto 4 komuna”, ka treguar Elezi për lajmi.net.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore më 19 maj.Kujtojmë se katër kryetarët e këtyre komunave veriore, më 27 nëntor të vitit 2018, kanë dhënë dorëheqje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Ndërkaq, sot Qeveria ka ndarë 471 mijë euro për KQZ-në, për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë e Veriut

Të Fundit

Sport

ShowBiz