Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për Shërbimin Informativ të Kosovës dhe reagimet e kohëve të fundit se Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti kanë qenë pjesë e tij.
Haliti ka thënë se nuk e di nëse Konjufca dhe Dërguti kanë qenë pjesë e SHIK-ut.
“Unë e di qysh funksionon shërbimi. Por, nuk e di nëse ata kanë qenë pjesë e SHIK’ut. Këtë nuk e di”, ka thënë Haliti në Debat Plus në Tv Dukagjini.
Debatin për SHIK-un e ka hapur deputeti i PSD’-së, Dardan Molliqaj. Ai ka thënë se deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka qenë në këtë Shërbim. E ky i fundit më pas e akuzoi deputeten e PSD-së, Aida Dërgutin.