back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaSportZyrtare: Edi Reja nënshkruan me Shqipërinë

Zyrtare: Edi Reja nënshkruan me Shqipërinë

Të ngjajshme

Çështja e presidentit, Rrahmani: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka folur rreth çështjet...

Punimet hekurudhore bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë Kosovë – Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se qarkullimi në drejtim...

Ky është aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

Për herë të parë, një aplikacion i inteligjencës artificiale...

Edoardo Reja, edhe zyrtarisht është emëruar trajner i Shqipërisë të mërkurën, duke nënshkruar kontratë deri në përfundim të fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në konferencën për shtyp të organizuar në zyrat e FSHF, presidenti Armand Duka ka zyrtarizuar ish-trajnerin e Napolit dhe Lazios si pasues të Christian Panuccit në krye të kuqezinjëve.

Në praninë e mediave Reja firmosi kontratën që do ta lidhë me Shqipërinë deri në fund të kualifikueseve të Euro 2020 dhe nëse do të arrihet objektivi atëherë mund të flitet edhe për rinovimin e marrëveshjes ashtu siç e konfirmoi edhe vetë trajneri 73-vjeçarin.

Presidenti Armand Duka nga ana e tij i uroi fat Edy Rejas në këtë eksperiencë të parë në krye të një ekipi kombëtar, ndërsa italiani gjithashtu falenderoi presidentin për mundësinë që i dha.

Të Fundit

Sport

ShowBiz