back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeSanders u bë milioner nga donacionet e garës së vitit 2016

Sanders u bë milioner nga donacionet e garës së vitit 2016

Të ngjajshme

Teoria e Dijes e Immanuel Kantit: Një rrugë mes skepticizmit dhe realizmit

Immanuel Kanti është një nga mendimtarët që ndryshoi rrënjësisht...

Prania e manganit ende e lartë në liqenin e Badocit, IKSHPK apelon të mos përdoret uji për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar përsëri për...

Shaqiri e Nivokazi në ekipin ideal të javës në Zvicër

Xherdan Shaqiri dhe Rilind Nivokazi janë përfshirë në formacionin...

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...

Kandidati i mundshëm presidencial nga radhët e demokratëve, Bernie Sanders, ishte bërë milioner nga donacionet kur po kandidonte për kandidat për president kundër Hillary Clinton brenda demokratëve. Kështu thuhet në dokumentet e pagesës së taksave.

Sanders, një senator i SHBA-së, në retorikën e tij akuzon gjithmonë “milionerët dhe miliarderët” se kanë shkatërruar sistemin shëndetësor.

Mirëpo, sipas dokumentit të pagesës së taksave, ai kishte pasuri prej 1.063.626$ në vitin 2016, transmeton Gazeta Express.

Sander ka publikuar tre libra, që nga koha kur për herë të parë garoi për president, duke përfshirë librat më të shitur “Revolucioni ynë” dhe “Ku shkojmë ne nga këto”.

Në vitin 2014, vitin që ai garoi për kandidat presidencial nga ana e demokratëve, Sanders kishte pasuri prej 205.271$.

Bernie Sanders, kishte pasur presion të madh nga politikanët kundërshtarë që ta lëshojë dokumentin e pagesës së taksave, ku edhe kritikët e tij thanë se nuk mund të jesh edhe demokrat e socialist edhe milioner që jep mesazhe populiste.

Ai tha se të gjitha të ardhurat e tij kanë ardhur nga shitja e librave, dhe refuzoi të kërkojë falje. Në një intervistë për Fox News, Sander tha se “nëse dikush duhet të kërkojë falje për shkrimin e librit më të shitur, më vjen keq, unë nuk do ta bëj”.

Sanders vazhdimisht ka bërë thirrje që taksat të rriten për persona që janë më të pasur, dhe duke vendosur taksë prej 77%, për rata që kanë pasuri prej 1 miliard dollar. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz