BallinaDrenica +Drenica SportStadiumi ku mund të vendoset titulli kampion në Ipko Superligë pranon vetëm...

Stadiumi ku mund të vendoset titulli kampion në Ipko Superligë pranon vetëm 1,000 shikues

Të ngjajshme

Ka disa muaj që ka filluar renovimi i stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas. Aktualisht vetëm tribuna perëndimore është e gatshme për të qëndruar tifozët gjatë ndeshjes.

Në pjesët tjera, lindje, jug dhe veri është punishte. Dy pretendentët për titullin e kampionit, Feronikeli dhe Prishtina do të ballafaqohen javën e fundit pikërisht në këtë stadium.

Ka shumë mundësi që kjo ndeshje të vendos për titullin e kampionit, shkruan Indeksonline.

Edhe pse ky duel pritet të ketë interesim të jashtëzakonshëm, stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ aktualisht nuk mund të pranoj më tepër se 1 mijë shikues.

Punimët në renovimin e këtij projekti pritet të zgjasin deri në vitin 2021.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz