back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaBotëMiliarderi francez ofron 100 milionë euro për ta rindërtuar katedralen Notre Dame

Miliarderi francez ofron 100 milionë euro për ta rindërtuar katedralen Notre Dame

Të ngjajshme

Horoskopi për ditën e sotme, 7 shtator 2025

Dashi Jupiteri ju inkurajon të komunikoni qartë për çështjet financiare,...

​Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik në Lisbonë

Në aksidentin fatal të elevatorit Gloria në Lisbonë, kablloja...

Moti për sot: Temperaturat shkojnë deri në 30 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell...

Ky është moti për nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell...

Miliarderi francez, François – Henri Pinault, do të dhurojë 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales mesjetare Notre Dame në Paris.

Në një deklaratë të dhënë për gazetën franceze Le Figaro, një nga burrat më të pasur të Francës, shpreson që kjo shumë do të ndihmonte të rindërtohej plotësisht katedralja Notre Dame, e cila dje u përfshi nga zjarri gjigant.

”Dua ta ringjallë këtë xhevahir të trashëgimisë sonë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

François –Henri Pinault është i martuar me aktoren e njohur Salma Hayek dhe është shef ekzekutiv i grupit Keing që zotëron markat e njohura si Gucci, Yves Saint Laurent dhe Alexander McQueen.

Ai po ashtu është kryetar i Artemis, kompani që kontrollon pasuritë e familjes Pinault.

Ekipet e zjarrfikësve të Parisit kanë njoftuar se katedralja 850-vjeçare u kaplua nga flakët pasditen e së hënës, dhe sipas autoriteteve zjarri ndërlidhet me renovimet që ishin duke u zhvilluar, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz