back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportMinistri i Arsimit në Drenicë, përuron fushën e sporteve

Ministri i Arsimit në Drenicë, përuron fushën e sporteve

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Mehdi e Sylejman Bytyqi” në Arllat të Drenasit, me ç’rast përuroi fushën e sporteve, që është investim i Ministrisë së Arsimit.

Ministri Bytyqi, duke vlerësuar lartë kontributin e dy dëshmorëve të këtij fshati, emrin e të cilëve e mbanë shkolla tha se, Mehdi dhe Sylejman Bytyqi bartnin në vete vlera njerëzore, të cilat do të mbesin përherë në kujtesën e atyre që patën fatin t’i njohin.

“Kjo festë është më e rëndësishme se sa vetëm një ditë e shkollës, kjo pasi që emrat e dy dëshmorëve e madhështojnë këtë shkollë. Mehdi dhe Sylejman Bytyqi ranë për lirinë që ne sot e gëzojmë”, u shpreh ministri Bytyqi.

Ministri Bytyqi, uroi mësimdhënësit dhe nxënësit për këtë ditë feste, ndërsa i ftoi që së bashku të përkushtohen maksimalisht, në mënyrë të kontribuojnë në realizimin e synimeve për arsim më të mirë.

Ministri Bytyqi, po ashtu tha se, MAShT do të angazhohet që pas këtij investimi të marrë përsipër edhe pajisjen e shkollës me inventarë të ri.

Më pas, ministri Bytyqi ka vendosur lule te busti i dy dëshmorëve, Mehdi dhe Sylejman Bytyqi, si dhe te varrezat e tyre në Kleçkë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz