BallinaLajmePacollit i ndalet xhipi me targa diplomatike: Asnjë fjalë për shkarkimin e...

Pacollit i ndalet xhipi me targa diplomatike: Asnjë fjalë për shkarkimin e tij

Të ngjajshme

Policia ia konfiskon dy armë Korab Bajgorës personit që e kërcënoi Ramush Haradinajn

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Pejë Korab...

Zhduket një vajzë në Klinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një...

Policia jep detaje për futbollistin kosovar që vdiq në fushë

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini,...

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shkarkuar biznesmenin Rrahim Pacolli nga pozita e konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Pacolli ka zgjedhur heshtjen pas këtij shkarkimi, por diçka me të cilen u bë i njohur ai në Prishtinë ishin targat e ‘xhipit x5’ me targa diplomatike ‘CD’.

Targat dhe xhipi i tij i zi i binin në sy të gjithë banorëve në Prishtinë, pasi Pacolli nuk zgjidhte rrugë për pritje në komunikacion, por përdorte burin dhe tabelat për t’ia liruar rrugën pasi koha e tij ishte e ‘limituar’.

I kontaktuar nga Metro, Pacolli ka thënë se është i zënë dhe nuk ka kohë të përgjigjet, por pas pak ai edhe ka fikur telefonin.

“Jam i zënë për momentin, më thirr pas 5 minutash”, tha Pacolli shkurt.

Por, pas vendimit për shkarkim nga Cakaj, Metro mëson se Pacolli do të detyrohet që t’i rikthej targat ‘CD’ në Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz