back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaBotëSi e ktheu Izraeli xhaminë historike në një klub nate

Si e ktheu Izraeli xhaminë historike në një klub nate

Të ngjajshme

Numri i dëbimeve po rritet në Zvicrën frëngjishtfolëse

Në Lozanë në vitin 2024, dëbimet e qiramarrësve u...

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje...

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka raportuar për pritje...

Tërmet i fortë në Kretë të Greqisë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 është ndjerë...

BE jep dritën jeshile për hapjen e Grup-Kapitullit të fundit me Shqipërinë

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i...

Dikur ishte një hapësirë ku njerëzit bashkoheshin për t’ju lutur Zotit të tyre. Tani, ajo hapësirë është shndërruar në një kafene dhe sallë festash ku organizohen takimet nga ato politike, e deri te dasmat.

E njohur si një nga xhamitë më historike në Palestinë, Al Ahmar është pushtuar së bashku me qytetin Safed nga bandat izraelite në vitin 1948, për t’u kthyer më pas në shkollë për hebrenjtë, e më pas në qendër të takimeve politike të partisë Likud.

I fundit ndryshim i saj ishte shndërrimi në një klub nate, dhe eventualisht në sallë dasmash. Me gjithë përpjekjet e komunitetit musliman për të kthyer objektin e tyre në pronësinë që i takon, gjykata e Nazaretit ka zvarritur ankesat.

Ka shumë dokumete që shërbejnë si fakte se kush është pronar i kësaj xhamie, por popullsia muslimane në zonë thonë se janë munduar ta shpëtojnë xhaminë pa dhunë e gjakderdhje.

Qyteti Safed dikur ishte shtëpia e 12,000 palestinezëve që u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre në vitin 1948. Që nga atëherë, xhamia është përdorur nga kushdo tjetër, por jo nga muslimanët. /tesheshi.com/

- Advertisement -

Të Fundit