Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Lluzhan.
Nga ky aksident kanë mbetur deri tani tre persona, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në Lluzhan ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ka qenë i përfshirë një furgon dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit deri tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.
Me rastin po merr njësiti i trafikut rrugor.