back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeGrusht tavolinës dhe debat me shefin e kabinetit, Cakaj nervozohet: S’ka ç’ju...

Grusht tavolinës dhe debat me shefin e kabinetit, Cakaj nervozohet: S’ka ç’ju duhet me kë bashkëjetoj unë

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Ministri i deleguar i Jashtëm, Gent Cakaj ka zhvilluar një mëngjes pune me gazetarët e politikës të mediave kryesore dhe portaleve në vend.

Dosja.al zbardh detaje dhe të dhëna nga takimi jo i lehtë i Cakajt me gazetarët. I quajtur si një mëngjes i lehtë pune, ky nuk ka rezultuar i tillë, pasi disa herë brenda takimit, Cakaj u nervozua me gazetarët dhe me vartësit e tij.

Që në nisje të takimit, teksa po fliste për shkarkimet e ambasadorëve dhe konsujve që mediat e kanë analizuar si të gabuar, dhe një “linçim publik ndaj tyre”, Cakaj tha se ata kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me detyrën.

“Ju që më gjykoni mua për veprimin tim duke mbrojtur ambasadorët pasi e quani shkelje të dinjitetit të tyre, largimin nga puna në këtë mënyrë, shkoni deri aty sa merreni me kë bashkëjetoj unë. Keni qenë ju që keni folur për mua, duke mos menduar se kjo është një shkelje e dinjitetit tim. Të gjithë ata që e gjykojnë vendimin tim për ambasadorët, janë meskinë”.-është shprehur Cakaj.

Më tej, gjatë takimit, Cakaj u përplas me drejtorin e tij të Kabinetit. Në momentin që po i përgjigjej pyetjes së një gazetari, Cakaj i tha: “Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti”, dhe i ra tavolinës me grusht.

Por, ky nuk ishte incidenti i fundit. Kur gazetari Mariglen Kume e pyeti Cakajn për emrin e ri të ambasadorit Iranian në Tiranë, përgjigjen e mori nga një nga vartësit e Cakajt.

Kjo gjë, duket se nuk i pëlqeu ministrit, i cili u drejtua nga vartësi duke i bërë shprehi me mimikë: Hesht.

I nervozuar nga incidentet e njëpasnjëshme, duke i dalë situata nga kontrolli, Cakaj u detyrua të tregonte detaje, duke thënë: Nga Irani s’kemi ambasador, situata me marrëdhënien është e njëjtë si pas dëbimit të ambasadorit Iranian dhe 2 diplomatëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz