BallinaLajmeKomuna fillon ta prishë ‘kopshtin’ që ishte zhvilluar nën asfalt

Komuna fillon ta prishë ‘kopshtin’ që ishte zhvilluar nën asfalt

Të ngjajshme

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Me ardhjen e pranverës nuk kanë lulëzuar vetëm pemët në Çabiq të Klinës. Aty bari doli edhe nga asfalti. Por, pas raportimit të qytetarëve, Komuna e Klinës ka filluar ta prishë “kopshtin” që ishte zhvilluar në asfalt.

Qytetarët kanë publikuar fotografi në Facebook, ku shihet se Komuna e Klinës ka marrë masa menjëherë, dhe se rehabilitimi i kësaj rruge ka filluar.

Ndryshe, asfaltimi i rrugës Çabiq – Ujmirë ishte bërë nga Komuna e Klinës, në dhjetorin e vitit të kaluar.

Për ta shtruar këtë asfalt komuna e Klinës ka shpenzuar hiç më pak se 92 mijë  e 238 euro.

Asfaltimin e kësaj rruge e ka bërë kompania ” I & B – Group ” SH.P.K.. Kjo kompani  dhe komuna e Klinës kontratën për këtë tender e kanë nënshkruar më 06.11.2018./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz