back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSkandaloze/ Neglizhenca institucionale po ia rrezikon jetën familjes nga Drenasi (VIDEO)

Skandaloze/ Neglizhenca institucionale po ia rrezikon jetën familjes nga Drenasi (VIDEO)

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Sociali prej 145 euro që merrte familja Ismaili, ishin të hyrat e vetme me të cilat mbahej kjo familje. Por së fundmi me kërkesën e Qendrës Sociale për vërtetim se djali i ka bërë 18 vjet, por i cili është i paaftë për punë, ka mbetur edhe pa këtë asistencë.

Që nga muaji mars, familja shtatë anëtarëshe e Jeton Ismailit e vendosur tek barakat e “Ramiz Sadikut” në Drenas ka mbetur edhe pa bukën e gojës. Kjo, sepse nga Qendra e Mirëqenies Sociale në këtë komunën i është kërkuar vërtetim që djali i tyre, Blerimi, i cili nuk gëzon shëndet të plotë, ka mbushur 18 vjet.

Mes lotësh, kryefamiljari rrëfen për Insajderin se ai ka mbetur në mëshirën e njerëzve vullnet mirë.

“Mua më mbanë gjallë qaj social”, potencon ai.

Sociali prej 145 euro që merrte familja Ismaili, ishin të hyrat e vetme me të cilat mbahej kjo familje. Por së fundmi me kërkesën e Qendrës Sociale për vërtetim se djali i ka bërë 18 vjet, por i cili është i paaftë për punë, ka mbetur edhe pa këtë asistencë.

18 vjeçari Blerimi ndihmohet nga nëna e babai edhe për nevojat më elementare. Ai nuk gëzon shëndetin e plotë, ani pse i është nënshtruar tre operac.ioneve, dy herë në këmbë e njëherë në dorën e majtë, por pa sukses. Së fundmi ka pasur edhe një aks.ident trafiku, është përplasur nga një makinë dhe ka pësuar qarje të kafkës e hundës.

Për të shkuar në shkollë ai ndihmohet nga vëllai 17 vjeçar, me të cilin janë në një klasë bashkë.

“…ky (Blerimi) as nuk vishet, as nuk zhv.ishet vet pa ndihmën e nënës ose timen, nuk marrë për Blerimin asnjë cent prej shtetit më kanë refuzuar”, ka thënë babai i Blerimit, Jetoni për Insajderin.

Qendra Sociale në këtë komunë, e cila është në dijeni për gjendjen faktike të familjes Ismaili, ka kërkuar një vërtetim i cili sipas tyre dëshmon se djali është i paftë për punë.

Ai për Insajderin dokumentin e kërkuar e ka cilësuar absurd, sepse siç thotë ai mbahet me vetëm këtë social dhe gjithë këto ditë nuk ka pasur as bukë të ju ofrojë pesë fëmijëve të tij. Ndalimi i socialit Ismaili thotë se i është bërë padrejtësisht, sepse ai thekson se dokumentin e kërkuar e ka dërguar me kohë.

“Ky dokument nuk e mohon marrjen e asistencës sociale, dokumentet janë të dorëzuar me kohë, u dashtë me ma vazhdu e jo kështu me dalë unë e me kajtë”, ka thënë ai.

Në lidhje me rastin Insajderi ka kontaktuar edhe me Ilmi Dobrën, drejtorin e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale. Ky i fundit i tha Insajderi se ka qenë vetëm çështje procedurale, pse kjo familja ka mbet pa social.

“Arsyeja qëndron në procedurë, ne si familje e dimë në çfarë gjendje ekonomike është, vërtetë e kemi parasysh, mirëpo për shkak të procedurave, procedurave që është dashur të shkoj në komision mjekësorë dhe për fat të mirë është kthyer pozitiv, kështu që ajo familje socialin do ta merr muajin e ardhshëm në fillim të muajit ardhshëm dhe besoj që do t’a marrë për dy muaj, kështu që ka qenë vetëm çështje procedurale që nuk lejon baza, tjetër sen nuk ka në këtë drejtim”, ka deklaruar Dobra.

Ndonëse, për drejtorinë e Mirëqenies Sociale kjo çështje është “vetëm” procedurale, familja shtatë anëtarëshe do të mbeste as pa bukën e gojës, nëse nuk do të ofronin ndihmë njerëz bamirës.

Jetoni pati edhe një thirrje për Komunën e Drejtorinë e Qendrës Sociale, nga të cilët kërkoi t’i bënin një zgjidhje tjetër, nëse sociali do të ju vonohej.

“Për me u bë fëmija jetim e mi ndihmu kësaj familje po dalë edhe unë para trenit, unë tjetër rrugë nuk kam, nuk di ka me ja majtë”, ka deklaruar ai.

54 vjeçari theksoi se kjo nuk është hera e parë që asistenca sociale i vonohet, ai thotë se ka pasur raste kur nga 3-4 muaj kanë mbetur pa asnjë cent dhe kanë jetuar nga kanaqet e hekurat e mbledhur nga ai.

Familja e Jeton Ismaili është e vendosur që 40 vite në barakat e Ramiz Sadikut tek Feronikeli, ata jetojnë me frikën se një ditë do të largohen nga aty, edhe nga ajo siç e quajnë strehën e vetme që kanë. Kjo barakë nuk i plotëson kushtet për jetesë. Familja ka aplikuar dy herë për të marrë banesë sociale dhe dy herë është refuzuar./Insajderi.com Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz