back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli mposhtet nga Ferizaji

Feronikeli mposhtet nga Ferizaji

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...
- Advertisement -

Ferizaj ka mposhtur skuadrën e Feronikelit, me rezultat 1-2, në ndeshjen e xhiros së 27-të, në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendësit nga Drenasi hapën më mirë takimin, me raste të shpeshta, por momenti i golit nuk erdhi deri në minutën e 31-të.

Mbrojtësi, Arbër Prekazi, kaloi Feronikelin në epërsi, për të shënuar për 1-0.

Mirëpo, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, përfshirë edhe rezultatin.

Feronikeli tentonte të dyfishonte epërsinë gjatë gjithë kohës, por kjo i kushtoi, pasi që pranuan golin e barazimit.

Krasniqi shënoi për 1-1, në minutën e 78-të.

Feronikeli përsëri mundohej të kthehej në lojë, por ishte e vështirë, pasi kishin mbetur edhe pak minuta lojë.

Krejt në fund, Ferizaj shënoi edhe golin e dytë, me anë të Krasniqit, në minutën e 93-të.

Feronikeli mbetet lider i tabelës me 62 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz