BallinaLajmeVdekjet tmerruese brenda një jave që alarmuan Kosovën, një në Skenderaj

Vdekjet tmerruese brenda një jave që alarmuan Kosovën, një në Skenderaj

Të ngjajshme

Një vrasja makabre dhe një vdekje e dyshimtë kanë ndodhur në vetëm pesë ditë distancë në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Për këto vrasja, deri më tani janë arrestuar tre persona, derisa edhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Orët e para të pasditës së kësaj të hëne ishin të fundit, për taksistin nga Skenderaj, Ilir Zeqiri.

Ai u gjet i vdekur në veturën e tij, që dyshohet se fillimisht ishte vrarë e pastaj ishte djegur trupi i Zeqirit.

Për këtë vrasje makabre, janë arrestuar deri më tani dy të dyshuar. Ata janë arrestuar gjatë ditës së enjte, saktësisht me datën 11 prill pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar sot nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit H.F dhe K.I nga fsh.Vajnikë i Skenderajt , për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë ditën e djeshme me datë 12 prill, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit H.F dhe K.I, me datën 08.04.2019, rreth orës 16.30 kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për ti fshehur gjurmët kanë djegur automjetin e markës Volkswagen Pasat ku gjendej trupi i viktimës.

Vdekja tjetër ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Arton Curri, 39 vje֛ç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në arat e fshatit Vitomiricë të Pejës.

Ai dyshohet që u godit nga një veturë, shoferi i së cilës ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Për këtë, Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar një person të dyshuar.

Ky person u ndalua në dyshimet për veprat penale: “Rrezikim i trafikut publik” dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

Ndaj tij është bërë kërkesë për paraburgim.

Këto informacione për Gazetën Express i ka bërë të ditura sot, Shkodran Nikçi-zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejeës.

“Prokurori i Departamentit te Pergjithshem ne Prokurorine Themelore te Pejes, ka ndaluar nje person me dyshimin se ka shkaktuar aksident me pasoja fatale përkatësisht ka goditur personin e gjetur sot pa shenja jete. I dyshuari me vendim te prokurorit te shtetit eshte ndaluar per 48 ore për shkak të dyshimit se kishte për kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 të kprk së dhe “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik” nga neni 382 të KPRK. Ndaj te njejtit brenda afatit ligjore, Prokuroria do beje kerkese per caktimin e mases se paraburgimit”, tha Nikçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz