BallinaRegjionaleBekim Jashari nënshkruan marrëveshjen e bursës për studentët

Bekim Jashari nënshkruan marrëveshjen e bursës për studentët

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Në një ceremoni të organizuar, sot në Amfiteatrin e Qendrës së Kompetencës, ku kanë marrë pjesë kryetari z.Bekim Jashari, nënkryetari z.Nuredin Lushtaku, drejtorë komunalë, deputeti i Parlamentit, z.Bekim Haxhiu, përfaqësuesit e bizneseve, njerëzit e vullnetit të mirë që kanë ndarë bursa, dhe qytetarë, janë ndarë bursat për studentë të komunës sonë, të cilët janë përzgjedhur nga komisioni i përzgjedhur nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Kjo është hera e parë i një numri kaq të madh që Komuna e Skenderajt ndan për studentë të saj.

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, në fjalimin e tij në këtë ceremoni, ka deklaruar se qeveria lokale ka në krye të prioriteteve arsimin, i cili është shtylla kryesore e zhvillimit të vendit.

Kryetari Jashari është shprehur se, më të drejt presim shumë nga studentët, ngase ata janë absolutisht e ardhmja e shtetit.

Me këtë rast janë nënshkruar marrëveshjet e bursave ndërmjet kryetarit të Komunës dhe studentëve.

Më poshtë është fjalimi i plotë i kryetarit Jashari:
“Jam i lumtur të jem sot bashkë me ju, në këtë ceremoni të ndarjes së bursave për studentë të dalluar të komunës sonë.
Sot, më të drejt presim shumë nga ju, ngase ju jeni absolutisht e ardhmja e shtetit dhe shtylla kryesore e zhvillimit të vendit tonë.
Në këtë kohë çdo ditë shohim dhe dëgjojmë për raste kur rinia merr rrugë për në vende të ndryshme të Evropës, në kërkim të një jete më të mirë, më të dinjitetshme.
Ne nuk mund të jemi nën lëkurën e tyre, por mundemi pak a shumë t’i kuptojmë drejt hallet e tyre. Ata kanë zorin pse po ikin.
Në plane afatgjata, kjo ikje e të rinjve, e shtyrë nga mungesa e përspektivës dhe pamundësisë për një vend pune të merituar, paraqet rrezikun më serioz për të ardhmen e Kosovës.
Dhe kush do të fajësohet atëherë???
Të gjithë nga pak, por më së shumti ata që kanë fuqi më të madhe për ndryshime rrënjësore të politikave të punësimit.
Të nderuar studentë,
Qeveria lokale në Skenderaj ka në krye të prioriteteve arsimin.
Është viti i dytë që unë jam në krye të Komunës, ku kam dëshmuar me argumente të prekshme mbështetjen e pakursysr për arsimin në përgjithësi dhe për studentë në veçanti.
Nuk dua të bëjë garë më askënd, por me krenari e them së kurrë në këto 20 vite, nuk është shpërblyer kaq numër i madh i studentëve sesa tani.
164 studentë, 164 bursa.
Vlerësoj së, se bashku me përfaqësues të bizneseve në komunën tonë dhe njerëz të vullnetit të mirë, po bëjmë një punë të mirë, sa u perket bursave.
Ne jemi të vetëdijshëm se shuma prej 500 eurove për bursë studentore, nuk është e mjaftueshme, por është një shenjë e interesimit të vazhdueshëm që kemi ndaj jush.
Është edhe një premtim për vitin e ardhshëm, të kemi numër sa më të madh të studentëve që do të përfitojnë.
Të nderuar studentë,
Për të përfunduar këtë fjalim, po marrë shkas fillimin e tij, dhe të përsërisis edhe një herë se Kosova ka nevojë për ju.
Faleminderit për vëmendje!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz