BallinaLajmeVisar Geci, kandidat për kryetar të Prishtinës e ‘detyron’ hotelin malazez ta...

Visar Geci, kandidat për kryetar të Prishtinës e ‘detyron’ hotelin malazez ta vendos flamurin e Kosovës

Të ngjajshme

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

Arkitekti i njohur kosovar, Visar Geci i cili përflitet si kandidat i mundshëm për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme, gjatë qëndrimit në një hotel në Podgoricë bashkë me miqtë e tij, e ka bërë një gjest patriotik për Kosovën.

Derisa kanë hyrë në hotelin Verde në kryeqytetin malazez, Visari dhe miqtë e tij e kanë vërejtur se në hollin e atij hoteli mungonte vetëm flamuri kosovar.

Dhe për këtë, ai i ka shkruar hotelit në llogarinë e tij Facebook duke mos e rekomanduar që të vizitohet e më pas e ka shprehur indinjatën e tij se pse mungon flamuri ynë, shkruan Ballkani.info.

“Ne jemi të zhgënjyer që në hotelin tuaj mungon flamuri i Republikës së Kosovës përkrah të gjithë flamujve që janë ekspozuar në holl. Si mysafir nga ky shtet që ju e keni njohur zyrtarisht dhe për çka ne jemi shumë falemnderues, ne do të donim që si shenjë respekti dhe vlerësimi ai të ishte aty”, ka shkruar Geci.

Këtij reagimi i është përgjigjur menjëherë hoteli Verde Complex.

“I nderuar zotëri, Neve na vije keq që ju po ndjeheni kështu, kjo nuk është mënyra ynë e mikpritjes. Nuk ka asnjë arsye politike apo arsye tjetër nga ana jonë. Ne anagazhohemi fuqishëm që mysafirët tonë të ndjehen të mirëseardhur. Ne e kemi pas këtë flamur në recepcionin tonë, por fatkeqësisht është vjedhur. Ne e kemi porositur tashmë një të ri dhe shumë shpejt do të vendoset”, është përgjigjur hoteli. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz