BallinaLajmeBurgu në Kosovë ua mundëson të burgosurve komunikimin me Skype me familjarët...

Burgu në Kosovë ua mundëson të burgosurve komunikimin me Skype me familjarët e tyre

Të ngjajshme

Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Mothers and Children

Organizata Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim...

Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon sulmet e Iranit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme...

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Nga sot për herë të parë në Qendrën Korrektuese në Smrekovnicë, ka nisur aplikimi i komunikimit virtual me Skype, ndërmjet të dënuarve dhe familjarëve të tyre.

Kështu ka bërë të ditur, Shërbimi Korrektues i Kosovës nëpërmjet një komunikate dërguar mediave.

“Nga sot për herë të parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ka nisur aplikimi i komunikimit virtual me Skype, ndërmjet të dënuarve dhe familjarëve të tyre.

Në bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, të dënuarve dhe familjarëve të tyre, është rënë dakord që të aplikohet komunikimi virtual Skype.

Të dënuarit, fillimisht do të bëjnë kërkesë për qasje në komunikim virtual, kërkese kjo e cila shqyrtohet nga Komisioni Multidisiplinor, i cili i rekomandon drejtorit të institucionit të lejojë ose të refuzojë kërkesën.

Qendra tash e tutje do të posedojë Dhomën e Komunikimit Virtual, e cila është e pajisur me laptop dhe pajisje të tjera që do ta mundësojnë komunikimin e të burgosurve me familjarët e tyre”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz