back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeVeseli takon mësuesin që doli në pension, e falënderon për kontributin

Veseli takon mësuesin që doli në pension, e falënderon për kontributin

Të ngjajshme

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot një grup mësimdhënësish teksa po e uronin kolegun e tyre, mësuesin Musli Shala i cili kishte dalë në pension.

Kryeparlamenrtari Veseli e ka falënderuar mësuesin shkolla fillore “Fehmi Agani” nga fshati Medvec i Lipajnit për kontributin e dhënë në arsim.

Ai ka rrëfyer takimin me mësuesit në faqen e tij në Facebook.

“Duke u kthyer nga Lubizhda e Hasit, takova një grup mësuesish nga shkolla fillore “Fehmi Agani” nga fshati Medvec i Lipajnit, që po përshëndeteshin me kolegun e tyre, Musli Shala. Musliu po dilte në pension. Pata shumë kënaqësi të bashkëbisedoj me të dhe kolegët e tij. Mësuesit janë shtyllë e shtetit. Në veçanti kontributi i tyre gjatë viteve të 90-ta është i paharruar dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne do të jemi përherë mirënjohës për ta dhe do të punojmë që gjeneratat e reja të mësuesve të gëzojnë përkujdesjen nga shteti. Arsimi cilësor është jetik për të ardhmen tonë. Andaj, edhe investimet në rritjen e cilësisë së tij do të rriten”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Të Fundit

Sport

ShowBiz