back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmePacolli godet Daçiqin: Dialogu bëhet për ta njohur Serbia Kosovën, jo për...

Pacolli godet Daçiqin: Dialogu bëhet për ta njohur Serbia Kosovën, jo për tjetër arsye

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, vlerëson se dialogu me Serbinë është i domosdoshëm për të gjetur zgjidhje për të dy vendet në rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Kryediplomati kosovar deklaroi se dialogu në Bruksel nuk zhvillohet për territore e popuj por për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona dhe hapjes së rrugës së integrimeve Euro-Atlantike.

“E kam vlerësuar në drekën e përbashkët të punës me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perendimor dhe ministrave të Gjermanisë e Polonisë si bashkëorganizatore të takimit në Varshavë në kuadër të Procesit të Berlinit se bashkëpunimi rajonal është thelbi i ecjes përpara dhe ky bashkëpunim duhet të mbështetet në marrëveshje, dialog dhe në zgjidhje paqësore”, tha Pacolli.

Sipas tij, Procesi i Berlinit është një nismë e rëndësishme që po ndihmon të gjithë rajonin në vendosjen e lidhjeve infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe mbi të gjitha lehtësimin e marrëdhënieve në Ballkan e përmirësimin e tyre.

“Kosova është pjesë e pandashme e këtij procesi dhe ne po ecim me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje paqësore. Keqpërdorimi që po bënë Serbia duke manipuluar me procesin e dialogut po dëmton perspektiven evropiane të Ballkanit Perendimor”, u shpreh Pacolli./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz