Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit të rëndë në fshatin Korenicë të Gjakovës ku humbi jetën një person, lëndime të rënda trupore ka marrë edhe një fëmijë me inicialet E.M.
Kjo prokurori njofton se fëmija i lënduar është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa personat e tjerë të përfshirë në këtë aksident nuk kanë lëndime të rënda trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave ‘Golf dhe Mercedes’, ku shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë shoferi i golfit, tashmë i ndjeri B.M., afër 40 vjeç i cili ishte me targa të Shqipërisë, përderisa automjeti tjetër ‘Mercedes’ ishte me targa të Anglisë”.
Për t’u informuar më shumë rreth këtij aksidenti, klikoni në linkun e mëposhtëm.