Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e vrasjes së personit që u gjet i vdekur dhe i djegur në veturën e tij në Skënderaj.
Personat e arrestuar janë me iniciale H.F (32 vjeçar) dhe K.I (19 vjeçar).
“Përveç arrestimit, hetuesit policorë në zonën e Skenderajt kanë realizuar edhe dy bastisje në dy lokacione të ndryshme në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy pushkë automatikë AK 47,14 copë fishekë, është sekuestruar një veturë, e cila dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit në kryerjen e ‘veprës penale’”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve