back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeEliza Hoxha flet për aderimin e saj në PDK

Eliza Hoxha flet për aderimin e saj në PDK

Të ngjajshme

Sami Lushtaku e emëron Fadil Nurën nënkryetar të Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka marr vendimin...

Imri Ahmeti betohet për mandatin e katërt si kryetar i Lipjanit

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti,...

Milaim Zeka paraqitet në SPAK

Gazetari dhe analisti Milaim Zeka është paraqitur sot në...

Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha e cila është inkuadruar në politikë, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se në PDK nuk ka hyrë që t’ia marrë dikujt hapësirën.

“Nuk kam hyrë për t’ia marrë hapësirën askujt në PDK, unë kam hyrë me një bagazh, unë nuk kam hyrë me u maru në PDK, se këtu ka plotë njerëz nëpër parti që lirshëm hynë si anonim, ndërtohen zhvillohen bëhen faktor dhe askush nuk flet për ta, përderisa njerëzit që janë të ndërtuar me një bagazh dhe e deponojnë diku, kudoqoftë edhe e kanë një kredibilitet për çfarëdo qoftë që kanë reprezentu edhe më herët zakonisht kryçohen ose atakohen publikisht”, është shprehur Hoxha në RTV21.

Hoxha ka treguar se është ftuar vazhdimisht nga PDK’ja.

“Mendoj që fakti që dikush të fton është një hapësirë, sa të ipet përnime. Unë nuk jam dikush që mundem me fol, por në atë rrugëtim unë e kam shumë të qartë pse kam hyrë, nëse brenda nuk është shumë e qartë ajo është platformë që duhet me u ndërtu e përbashkët, por unë e di edhe ata pse më kanë thirr sepse kemi fol shumë gjatë. Më kanë thirr vazhdimisht, por nuk kam shku se më kanë thirr tri ditë para zgjedhjeve, këtë herë më kanë thirr me kohë”, ka thënë Hoxha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz