BallinaShqiptareZbulohet shuma reale e parave të vjedhura nga avioni në Rinas?

Zbulohet shuma reale e parave të vjedhura nga avioni në Rinas?

Të ngjajshme

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Skriniar merr rrezik të madh për Kosovën, reagon trajneri sllovak

Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka ngritur shqetësime serioze...

Ekzekutohet dhe shefi i Inteligjencës së Basij-it, Esmail Ahmadi Moghaddam

Shefi i inteligjencës së Basij-it, Esmail Ahmadi Moghaddam, raportohet se...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar mbrëmjen e sotme në emisonin Real Story të Sokol Ballës se sa ka qenë shuma e vërtetë e parave të grabitura në aeroportin e Rinasit dy ditë më parë.

Lleshaj ka treguar se në fakt nuk janë grabitur as 7 milion dhe as 10 milionë euro, por 5 milionë euro, pra një shifër rreth 5 milionë.

Ndërkohë më tej, Lleshaj ka shtuar gjithashtu se kur grabitësit kanë ndërruar furgonin për të kaluar në një mjet të dytë, e kanë vendosur atë kryq në rrugë duke bërë të pamundur ndjekjen e mëtejshme nga Policia.

‘Shifra që kam unë është afër 5 milion eurove. Nuk është as 7 as 10. Pra ka qenë diçka rreth 5 milion. Kur grabitësit kanë ndërruar mjetet kanë lënë furgonin kryq dhe kanë bllokuar rrugën. Të gjitha parat i kanë kaluatr në mjetin e dytë. Kur po kalonin paratë është afruar policia dhe ka nisur shkëmbimi i zjarrit. Ka qenë vendosja e furgonit me shkrimin ‘Hetimin Tatimor’ kryq që ka penguar vazhdimin e ndjekjes nga Policia’, ka thënë ndër të tjera ministri Sandër Lleshaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz