back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKaq e pat PTK....hapet tenderi i parë drejt privatizimit

Kaq e pat PTK….hapet tenderi i parë drejt privatizimit

Të ngjajshme

Kërkesës së Qeverisë, për ta ndihmuar në procesin e privatizimit të Telekomit, i është përgjigjur pozitivisht Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

BERZH, përmes një thirrje publike njofton se e mirëpret vendimin e Qeverisë për privatizimin e Telekomit, dhe se do ta ofrojë asistencën e saj deri në privatizim.

Kjo bankë, fillimisht ka inicuar procedurat për gjetjen e një kompanie konsulente që do të ofrojë ekspertizën e saj, përcjell SyriKosova

“Qeveria ka kërkuar nga BERZH që të jetë si këshilltar i jashtëm për të këshilluar Qeverinë dhe për të hartuar një proces për privatizimin e Telekomit të Kosovës bazuar në një gamë të gjerë të përvojës ndërkombëtare. BERZH ka rënë dakord të financojë një konsulencë të tillë”, thuhet në komunikatën e publikuar nga BERZH me datën 3 prill 2019.

70 mijë euro është vlera e tenderit të shpallur nga BERZH. Kompania konsulente që do të përzgjidhet pritet t’i ofojë këshilla për një proces të përgjithshëm privatizimi për Telekomin, duke përfshirë: metodat e privatizimit, kornizën më të gjerë ligjore dhe institucionale, si dhe kohën e vetë procesit të privatizimit.

E gjithë procedura e ristrukturimit pritet të zgjasë deri në fund të këtij viti.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka më herët kishte thënë se BERZh përvec që ka shprehur gatishmërinë për të ofruar asistencë teknike në fazën e ristrukturimit, po ashtu edhe ofrimin e një kredie deri në 25 milionë euro si dhe hartimin e një dokumenti mbi hapat që duhet të ndjekë Qeveria e Kosovës për privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Sipas tij, ky dokument ndër të tjera bazohet në principet si në vijim: vlerësimin e drejtë të secilës ofertë për privatizim të Telekomit, përkushtim dhe transparencë në këtë proces, inkurajim të konkurrencës si dhe rishikim të proceseve dhe strukturave brenda Telekomit të Kosovës

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz