back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeE quajti ambasadore të Thaçit, tani drekon bashkë me të

E quajti ambasadore të Thaçit, tani drekon bashkë me të

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj si duket së fundi ka rregulluar raportet me ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitakun. Ai ka drekuar sot në Detorit së bashku me të dhe disa ndërmarrës shqiptarë.

Javë më parë Haradinaj e kishte quajtur Çitakun ambasadore të presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Por sot Haradinaj është distancuar nga deklaratat e tij dhe ka shkruar se është duke u ndjerë krenarë me sukseset e shqiptarëve në Amerikë, shkruan Gazeta Insajderi.

Haradinaj ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shkruar se është në një drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku.

“Drekë pune me ambasadoren Vlora Çitaku me bashkëpunëtorë, Edi Demaj dhe Marjan Camaj, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-ve. Është mbresëlënës suksesi i tyre, nga refugjatë në 99-tën, në emra të suksesshëm në fushën e teknologjisë, internetit dhe IT-së”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është zotuar që Qeveria e Kosovës do t’i mbështesë të gjithë investitorët për të hapur vende të reja pune.

“Storien e suksesit në ShBA e kanë sjellë edhe në Kosovë, duke investuar kapitalin e tyre për të hapur vende të reja pune dhe rritur ekonominë e vendit. I lumtur të kuptoj që planet për Kosovën veç janë rritur. Duke i ftuar të investojnë më shumë, u zotova se Qeveria do të jetë gjithmonë mbështetëse për investimet e tyre në Kosovë”, ka përfunduar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thënë se ambasadorja Vlora Çitaku nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por presidentin Hashim Thaçi.

Haradinaj ka thënë se është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA.

“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku nuk e përfaqëson Kosovën. Por e përfaqëson Hashim Thaçin atje. Nuk e përfaqëson Kosovën atje”, ka thënë Haradinaj.

Pas deklaratës së kryeministrit Haradinaj, kishte ardh reagimi i vet ambasadores.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kishte thënë se është e paprecedent që një ambasadore në detyrë të kacafytet me kryeministrin e vet.

“Sigurisht, unë nuk jam e përkryer. Nuk ka fjalë që edhe unë kam mangësi, edhe si njeri e edhe si diplomate. Por asnjëherë, kurrë në jetën time, nuk kam punuar dhe nuk punoj kundër interesave të vendit dhe kombit tim”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku.

Ajo po ashtu ka thënë se: “Unë jam Ambasadore e Kosovës. Dhe Ramush Haradinaj është Kryeministri im”. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz