BallinaLajmeMinistrja e re serbe e Kosovës fyhet nga bashkëkombësit e saj

Ministrja e re serbe e Kosovës fyhet nga bashkëkombësit e saj

Të ngjajshme

AAK dorëzon kërkesë me katër masa urgjente për Qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka adresuar kritika për...

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl...

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Ministrja e re e Bujqësisë në Kosovë, Dijana Zhiviq, thotë se nuk  brengoset për kritikat nga Lista Serbe. Thotë se Partia Liberale Serbe (SLS) është mësuar me sulme.

Janë bërë më shumë se një muaj që kur ministrja e re e Bujqësisë në Kosovë, Diana Zhiviq, është vendosur në zyrën e saj.

Që nga dita kur e mori postin e ministres, Zhiviq u paragjykua nga bashkëkombësit e saj.

Megjithatë, tridhjetë e tre vjeçarja, e lindur dhe e rritur në Kosovë, nuk befasohet me kritikat që shkojnë në drejtim të saj. Madje, ajo thotë se partia e  Sllobodan Petroviqit, Partia Liberale Serbe (SLS) është mësuar me sulme të tilla.

E, Zhiviq, që drejton njërën ndër dikasteret më të rëndësishme në vend, tregon se i është përveshur punës.

Por, sipas saj, ka pasur disa mangësi gjatë kohës së Nenad Rikallos, pasi ish-ministri nuk ishte aktiv në punë.

Zhiviq ka folur edhe për paraqitjen e saj të parë para Komisionit për Bujqësi, me këtë rast ka thënë se do jetë më transparente në mbledhjet e ardhshme.

Zhiviq është gruaja e dytë ministre në Qeverinë Haradinaj. Por, ajo thotë se kuota e përfaqësimit të grave nuk është e mjaftueshme.

Si shembull, Zhiviq përmend faktin që në pozita të kryetares së komunave, aktualisht nuk është asnjë grua. /Natyra Rushiti, T7

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz