back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeSBASHK ka një kusht të ri për kompensimin e orëve të humbura

SBASHK ka një kusht të ri për kompensimin e orëve të humbura

Të ngjajshme

Goditje për United: Zëvendësuesi i Garnacho refuzon transferimin

Alejandro Garnacho u largua këtë verë nga Manchester United...

“Në vitin 2029 jemi në luftë”, komanda gjermane ngre alarmin: Na duhen 100 mijë trupa aktivë

Ushtria gjermane duhet të shtojë 100,000 trupa aktive përveç...

“Presidente plot mllef e inat” – Mushkolaj kritikon Osmanin

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për...

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Aida Doçi po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi, njihet për vokalin e...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot me përfaqësuesit e SBASHK-ut, me të cilët ka biseduar për orët e humbura gjatë grevës.

Në një postim në Facebook, Bytyqi ka shkruar se SBASHK ka vendosur një kusht në mënyrë që të konpensoj pesë ditë në fund të vitit shkollor, transmeton Indeksonline.

 

 

Sipas tij, përfaqësuesit e SBASHK, kanë shprehur një kërkesë të re, e cila ka të bëjë me rritjen e koeficientit për paga për mësimdhënësit e klasave nga 1 deri në 5, respektivisht të zbatohet versioni fillestar për koeficientët për paga sipas draftligjit para se të arrihej marrëveshja.

Më poshtë postimi i Bytyqit:

Duke përcjellë nga afër dhe me shqetësim situatën e krijuar dhe vështirësitë e hasura në procesin e kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës, sot kam zhvilluar një takim me përfaqësuesit e SBAShK-ut.

Në kuadër të angazhimeve dhe përgjegjësive institucionale, kam shprehur edhe një herë gatishmërinë e MAShT-it për bashkëpunim me SBAShK-un dhe gjithë akterët e tjerë relevantë, duke ditur ndjeshmërinë që kanë proceset në sistemin tonë arsimor.

Fillimisht, kam rikonfirmuar se vendimi për zëvendësimin e ditëve të humbura në procesin mësimor, është vendim ligjor, i domosdoshëm dhe në shërbim të nxënësve. Ky vendim është rezultat i konsultave paraprake me drejtorë të Drejtorive Komunale të Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe është bazuar në propozimet e tyre. Kundërshtimet e SBAShK-ut për moszbatimin e këtij vendimi e kanë vështirësuar implementimin e tij. Ndërkohë, ka qenë dhe mbetet përgjegjësi e DKA-ve që të angazhohen për zbatimin e këtij vendimi në gjithë Kosovën.

Përfaqësuesit e SBASHK, në këtë takim, kanë shprehur një kërkesë të re, e cila ka të bëjë me rritjen e koeficientit për paga për mësimdhënësit e klasave nga 1 deri në 5, respektivisht të zbatohet versioni fillestar për koeficientët për paga sipas draftligjit para se të arrihej marrëveshja. Ky kusht, është vendosur nga SBAShK si kompromis për të zëvendësuar 5 ditë në fund të vitit shkollor.

Me këtë rast, i kam informuar përfaqësuesit e SBAShK-ut se, paraprakisht kam pranuar një peticion nga mësimdhënësit e klasëve nga 1 deri në 5, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me koeficientin për paga dhe i kam siguruar ata për angazhim të fuqishëm në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke ditur edhe faktin se nuk është drejtpërdrejtë në kompetencat MAShT për të bërë një ndryshim të tillë.

Kam theksuar faktin se, çështja e kompenzimit të orëve dhe rritja e koeficientëve janë dy procese të ndara, pasi kompensimi i orëve kërkon reagim të menjëhershëm. Gjithashtu, kam shprehur gatishmërinë e plotë për t’u angazhuar bashkërisht në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve të kasave nga 1 deri në 5, duke përmbushur pjesën e angazhimeve që na takojnë, për faktin se ndryshime të tilla të ligjit janë jashtë kompetencave të MAShT dhe kërkojnë angazhim të shumë faktorëve institucionalë.

Poashtu kam theksuar se, aktualisht Ligji nuk është në fuqi dhe ndryshimet tani për tani janë të pamundura, por angazhimet në këtë drejtim do të mbesin të vazhdueshme.

Në fund, kam kërkuar nga SBAShK-u për të reflektuar pozitivisht dhe të bëjë thirrje tek të gjithë mësimdhënësit që të angazhohen për zëvendësimin e të gjitha orëve të humbura në procesin mësimor sepse është momenti i fundit për të reflektuar të gjitha palët dhe së bashku të ndërmarrim veprime që janë në interes të procesit mësimor dhe rritjes së cilësisë në arsim. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz