BallinaLajmePlani i Serbisë për taksën 100%

Plani i Serbisë për taksën 100%

Të ngjajshme

Arrestohen tre persona, konfiskohen substanca narkotike, armë zjarri e fishekë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

I jepet lamtumira e fundit sot 17-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç, i cili vdiq pas...

E dhimbshme, 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas...

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

Serbia po përpiqet të marrë iniciativën dhe problemin me taksën ndaj mallrave serbe ta zhvendosë nga sfera e politikës dhe diplomacisë në fushën e të drejtës ndërkombëtare, vlerësojnë analistët serbë.

Sipas tyre, Qeveria serbe është duke biseduar me zyrën e avokatisë në Nju Jork rreth përfaqësimit të mundshëm të Serbisë në Gjykatën e Arbitrazhin në Strasburg.

Analisti Dejan Vuk Stankoviq vlerëson se presioni politik mbi Prishtinën për të shfuqizuar taksat ka dështuar të japë fryte dhe beson se Serbia duhet të fillojë procedurën e mbrojtjes ligjore për shkak, siç shprehet ai, ‘shkeljeve të marrëveshjes CEFTA’.

Ndërsa kryetari i shoqërisë së lobimit serb Nenad Vukoviq thotë se vendimi para gjykatës ndërkombëtare se tarifat janë të paligjshme, do të kishte peshë ligjore dhe politike, transmetojnë mediat serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz