BallinaLajmeKapet në flagrancë punëtorja e QKUK-së duke marrë ryshfet

Kapet në flagrancë punëtorja e QKUK-së duke marrë ryshfet

Të ngjajshme

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Zhaklin Lekatari bën thirrje të fortë për Selin: Ngacmim se*sual, denoncojeni

Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother...

Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka rënë dakord...

Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, brenda këtij...

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar informacionin se e dyshuara femër (me inicialet F.C.) punëtore në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka kërkuar para (të holla) në vlerë prej 400 euro nga viktima me qëllim që t’i rregulloj disa dokumente mjekësore, për përfitim të një pensioni si viktimë civile e luftës.

Si vazhdimësi e hetimeve nga Policia e Kosovës, janë aplikuar masa të fshehta, për veprën  penale ”Marrja e ryshfetit”.

 

 

Pas një pune hetimore profesionale, me datë 02.04.2019, pasi e dyshuara (F.C.) është takuar me viktimën e rastit dhe nga ajo ka marrë shumën e parave në vlerë prej 400 euro për t’i rregulluar dokumentacionin e lartcekur, menjëherë pas marrjes së parave e dyshuara është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Me vendim nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e dyshuara e arrestuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të krimit e në veçanti korrupsionit dhe do të jet e pakompromis ndaj secilit individ pavarësisht rolit dhe funksionit që ka individi, dhe njëkohësishtë apelon tek të gjithë qytetarët që rastet e tilla korruptive të raportohen pa hezitim tek organet kompetente, ku të njëjtat do të trajtohen me seriozitet dhe profesionalizëm të lartë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz