BallinaRegjionaleDrenasDrenasi përfitues i disa granteve të performancës komunale

Drenasi përfitues i disa granteve të performancës komunale

Të ngjajshme

Një mënyrë e thjeshtë për të luftuar refluksin

Refluksi i acidit mund të jetë shumë i pakëndshëm...

Bie vlera e arit në tregjet ndërkombëtare

Çmimet e arit vazhduan rënien e tyre sot, të...

Mblidhen akterët e sistemit të drejtësisë për finalizimin e Reformës në Drejtësi

Sot, Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, ka hapur punëtorinë...

“Ushqimet e përpunuara dëmtojnë fertilitetin”

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që konsumojnë...

Komuna e Drenasit, ka pranuar grantin e performancës nga Qeveria Zvicerane në vlerën prej 149,846.00 euro, dhe grantin e performancës komunale nga Qeveria Suedeze në vlerën prej 33,593.00 euro, kurse nga Qeveria Japoneze ka përfituar grantin në vlerën prej 64,000.00 euro.

Të gjitha këto mjete janë orientuar në projekte kapitale. Dy të parat, për ndërtimin e kolektorëve për ndërtimin e ujërave të zeza, ndërsa mjetet ne Qeveria Japoneze janë ndarë për blerjen e mamografit për QKMF-në.

Të gjitha mjetet janë derdhur në llogari të Komunës dhe janë alokuar për projektet e përcaktuara sipas prioriteteve.

Komuna e Drenasit, po dëshmon për transparencë dhe në shërbim të qytetarëve për përmirësimin e jetës dhe kushteve të tyre, vlerësime këto të bëra si nga organizatat e huaja ashtu edhe ato vendore.

Puna, angazhimi dhe përkushtimi për implementimin e projekteve kapitale në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizim, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, përkrahje në zhvillimin e bujqësisë, në ngritjen e cilësisë në arsim, infrastrukturë shkollore, turizëm, kulturë, sport dhe fusha të tjera, do të jetë përkushtim i vazhdueshëm i qeverisjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz