back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaRegjionaleDrenasReagimi i Zahrie Podrimqaku-Subashi pas një postimi të bërë në faqen zyrtare...

Reagimi i Zahrie Podrimqaku-Subashi pas një postimi të bërë në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit (FOTO)

Të ngjajshme

E diela sjell mot të ftohtë, me shi dhe reshje bore

Dita e diel, 1 shkurt, do të karakterizohet me...

S’i zgjat rikthimi te Chelsea, Anselmino huazohet sërish

Aaron Anselmino do të huazohet sërish këtë sezon. Argjentinasi, këtë...

Tronditëse: Një i burgosur gjendet i v*rur në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një i burgosur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme...

Gazmend Muhaxheri: Sot i dhamë një shansë të re Abdixhikut

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se konfirmimi...

Komuna e Drenasit sot ka reaguar me një të njoftimi për media se Zahrie Podrimqaku-Subashi nuk është larguar nga puna, por është transferuar në pozitë ekujvalente.

E ndaj kësaj ka reaguar vetë zonja Podrimqaku, e cila ka rreshtuar disa padrejtësi që komuna e Drenasit i ka bërë ndaj saj.

Për më tepër lexojeni reagimin e Zahrie Podrimqaku-Subashi:

Si punonjëse e Komunës, ju jeni të obliguar ta hidhni në faqen zyrtare të fb të Komunës reagimin tim për herë të pare në publik.
Transferimi im është i jashtëligjshëm, i pabazuar në ligj, i dhunshëm dhe arbitrar.
Ankesa ime për paligjshmërinë e vendimit bazohet në Ligjin për Barazi Gjinore, Rregulloren nr. 12/2016 per Detyrat dhe Pergjegjesitë e Zyrtarëve për Barazi Gjinore, Ligjin e punës, Ligjin Kundër Diskriminimit, Ligjin për Shërbyesit Civil, Ligji për Procedurën e përgjithshme Administrative dhe në fund Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Për dijeni të publikut.
Unë nuk jam shefe siç abuzon kryetari në deklarimin e tij zyrtar. Unë jam Koordinatore e Njesitit për Mbrojten dhe të Drejtat e Njeriut, zyrtare për Barazi Gjinore dhe Mundësi të Barabarta.(Ne vendimin e kontratës time të përhershme)
Kryetari ka shkelur ligjin duke më përfshirë në administratën e përgjithshme të Komunës, kur me ligj unë duhet ti pergjigjem drejtëpërdrejtë Kryetarit të Komunës dhe Agjensionit për barazi gjinore nën drejtimin e Kryeministrit të Kosovës. Pozicioni im i punës funksionon mbi bazën e ligjit për Barazi Gjinore. Lexoni nenin 4 të rregullores Nr.12/2016. Aktualisht unë kryej punën e tre zyrtarëve. Kryetari pikërisht kerkon të fshehe faktin se po të punësojë të tjera pozita, të cilat i kryej unë aktualisht, detyrohet që sipas pozitës unë bëhem shefe.
Kryetari ka shkelur të gjitha procedurat e mia të punës të përcaktuara në Nenin 10. Pikat nga 1.1 e deri tek pika 2.11.
Krytari i Komunes është mbështetur në Nenin 28 të Ligjit të Shërbyesve Civilë. Dakort zoti kryetar.
Po ky ligj më jep të drejtën mua, Neni 31 pika 1, 1.1 dhe pika 2, Neni 45 dhe Neni 50, Ligji i punës, Neni 6 pika 1. Puna e detyruar ose e dhunshme është e ndaluar. Neni 13, neni18 pika 1 dhe 2, dhe Neni 78 Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit.
Lidhur me kërkesën për ulje të koeficientit, ka ardhur si pasojë e presionit, dhunës dhe shantazhit te të gjitha formave që unë jam detyruar ta bëj për të mos lejuar ndryshimin e vendit të punës. Le të më dale dikush në Kosovë se me dëshirë do që ta ulë pagesën e vet. Dhe kjo ndershmëria jote e mospranimit të kërkesës ndodhi pikërisht pasi unë kam humbur ndjenjat dhe frika jote se mos vdisja unë.
A je ti që në orën 11.00 i ke dërguar email drejtoreshës për të më bëre masë disiplinore se kam shqetësuar familjen e Rifat Jashari, villain e heroit kombëtar Adem Jashari dhe të më bëjë transferim të menjëhershëm dhe pas humbjes së ndjenjave urdhërove drejtoreshen të bënte shkresën e mësipër.
Ju më keni demantuar: se Deklarimi tjetër po ashtu i pabazuar gjoja se Kryetari Lladrovci e ka transferuar nga pozita e mëhershme me qëllimin për ta zëvendësuar me renë e motrës së tij, nuk qëndron.
Jeni kaq të pafytyrë sa nuk mbuloni dot me gënjeshtra dokumentet tuaja. Shiko emailin në date 26.03.2019 (foto më poshtë)
Sa për kujdesin që po tregoni se kryetari është shembull për mbrojtjen e Grave mos u merakosni juve të lumturat me kryetarin, sepse për këtë e vërteton gjykata nesër.
Mendoj se për publikun është mire të keni kurajon tu tregoni, se Raportet për performance komunale të krejt komunave, si pasojë e veprimtarisë dhe aktiviteteve të Zahrie Podrimqaku, Komuna e Drenasit ka rritje më të lartë të performances të paktën për këto dy vitet e fundit.

Me respekt për qytetarë
Zahrie Podrimaqaku-Subashi

Fotografia e Martir Podrimja

Të Fundit

Sport

ShowBiz