Ujërat e zeza vazhdojnë të paraqesin problem për shumë banorë jo vetëm në Drenicë, por në tërë Kosovës.
Shumë sëmundje vijën nga ujërat e zeza, dhe komunat po vazhdojnë me investime për t’i larguar ujërat e zeza.
Komuna e Drenasit ka financuar projektin për largimin e ujërave të zeza në fshatin Tërdefc, por që banorët janë të pakënaqur me mënyrën sesi është punuar ky projekt.
Një banor i këtij fshati ka postuar disa foto ku shihen ujërat e zeza pranë shkollës.
“Kryetari Lladrovci mundohet të mburret kinse me realizmi të projekteve e në anën tjetër mungon infrastruktura elementare në shërbim të qytetarëve. Fotot që shihen janë të mostrajtimit të ujërave të zeza dhe janë në gjendje katastrofale. Në fshatin Tërdefc pikërisht në afērisi të shkollës dhe ambulancës. Vetëm njëri dështim nga qindra dështime të tij në komunën e Drenasit. Përdorimi i kazmës i përgatitur me media nuk e mbulon mospunën e tij”, ka shkruar ky banor i Drenasit./Drenicapress




