BallinaLajmeVazhdojnë skandalet: Dy kunatat e ministrit Shala punësohen në ministri

Vazhdojnë skandalet: Dy kunatat e ministrit Shala punësohen në ministri

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Vazhdon rehatimi i kunatave të ministrave të Qeverisë Haradinaj, transmeton Gazeta Metro.

Këtë radhë derë punësimi është bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që udhëhiqet nga Skënder Reçica i Nismës Socialdemokrate të Kosovës.

Dy kunatat e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i cili vjen nga Nisma, kanë gjetur punë në këtë dikaster.

Dorentina Arifi Shala ka pak kohë që është punësuar në këtë ministri si zyrtare e Pasurisë.

Arifi Shala është bashkëshortja e Granit Shalës, vëllait të ministrit të Tregtisë, i cili njëkohësisht ka qenë edhe kandidat i Nismës për asamblist për Kuvendin Komunal në Prishtinë.

KTV-ja ka provuar të kontaktojë më Dorentina Arifi Shala por ajo ka qenë e paqasshme.

Deri sa para saj në këtë ministri është rehatuar edhe Qefsere Dragidella, motra e bashkëshortes së ministrit Shala.

Ajo sipas informacioneve që ka KTV-ja ende është në fazën e praktikës në këtë ministri.

I palumtur me pyetjet, vetë ministri Shala ka konfirmuar punësimin e Dorentina Arifit, por sipas tij ajo i është nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta të punësimit.

“Dorentina Arifi është gruaja e vëllait tim, është çika më e mirë në Kosovës për mua. Për Dorentinën mundësh me vetë vetëm në aspektin familjarë dhe qita qitma në KTV-ë, a është i kënaqur vëllai im më të si grua? Muj me vetë vëllain temë, me ju përzi nuk muj sepse vetë e ka zgjedhë. Asnjë çështje nuk jam unë kompetent në realizimin e planeve të saj jetësore. Asnjëherë dhe kurrë në jetën teme nuk kam ndërhy e as që ndërhyj jo për të për askënd për diçka që është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Edhe ajo ka drejtë më punu sikur që ke të drejt ti me punu”, ka thënë ai./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz