BallinaLajmeZgjedhjet e brendshme në PDK, doktori i shkencave Hyzer Rizani zgjedhet kryetar...

Zgjedhjet e brendshme në PDK, doktori i shkencave Hyzer Rizani zgjedhet kryetar dege

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke thirret për dëshmi, i merren analiza gjaku dhe flokësh

Aktorja e njohur, e cila ndodhej jashtë vendit për...

VV-ja në koalicion me PDK-në ose LDK-në? Molliqaj: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur në emisionin...

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova, qendër botërore e kampionëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi...

“Përplasje” institucionale për Rugovën: Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi,...

Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot zgjedhjet e brendshme në Degën e Lipjanit, ku me shumicë të votave të delegatëve, në një garë të ngushtë me katër kandidatë, kryetar i degës u zgjodh në raundin e dytë, Doktori i Shkencave, Hyzer Rizani.

Kryetari i ri i PDK-së në Lipjan, i cili deri në zgjedhjet e fundit ka qenë kryetar i Rinisë Demokratike në Lipjan, falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punoj pandërprerë për vazhdimin e sukseseve të PDK-së në Komunën e Lipjanit.

Para procesit të votimit, katër kandidatët për kryetar dege, paraqitën platformat e tyre para qindra delegatëve, për çka u vlerësuan në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për garën fer e demokratike gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Tre kandidatët tjerë për kryetarë, e uruan kryetarin e ri Rizani për fitoren duke i shprehur mbështetje të plotë në rrugëtimin e ri në krye të degës, për ta fuqizuar dhe jetësuar platformën Dekada e Re për qytetarët e Lipjanit.

Kuvendi zgjedhor ku ishin të pranishëm 270 delegatë, po ashtu zgjodhi Këshillin Drejtues të degës prej 71 anëtarëve si dhe 15 delegatë për Konventën Qendrore.

Para të pranishmëve, kryetarja e deritashme e degës, Selvie Halimi, falënderoi mbi 2000 pjesëmarrës në 55 nëndegët e Degës së Lipjanit.

Të pranishmit i përshëndeti edhe dr. Ramë Buja, themelues i PDK-së, i cili u shpreh i kënaqur me unifikimin e plotë të gjitha strukturave të degës.

Ndërsa, Akademik Arsim Bajrami tha se Lipjani është shembull për demokraci dhe mbetet bastion i PDK-së.

Para të pranishmëve, nënkryetari Hajredin Kuçi, njëherësh edhe Kryetar i Komisionit Zgjedhor, tha se Kuvendi Zgjedhor në Lipjan dëshmon se sa e fortë është PDK në Lipjan.

“Dekada e Re është evropianizimi i Kosovës dhe PDK po tregon çdo ditë që është partia më e madhe dhe më demokratike në Kosovë”, tha Kuçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz